08 Prill 2020

Kina zhduk gazetarin që raportoi për koronavirusin

Hong Kong, 11 shkurt - Organizata Amnesty International ka bërë të ditur se gazetari, i cili raportoi për shpërthimin e koronavirusit vdekjeprurës në Kinë, “është zhdukur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Gazetari i identifikuar si Chen Qiushi është vendosur dhunshëm në karantin", shkroi Amnesty International në një postim në twitter.

Më tej, thuhet se Chen raportoi për koronavirusin vdekjeprurës, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan, ku si pasojë deri tani kanë vdekur 909 persona në këtë vend. Nga virusi një person ka vdekur edhe në Filipine.

"Kina nuk guxon ta shfrytëzojë karantinën si mjet politik për censurimin e raportimit mbi koronavirusin. Nëse Chen Qiushi gjendet në karantinë, autoritetet doemos duhet menjëherë ta lirojnë", tha Amnesty International.

Të dielën, autoritetet shëndetësore kineze theksun se 40.117 raste të konfirmuara të koronavirusit janë raportuar në vend ndërsa 97 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit. Gjithashtu janë zbuluar 3.000 raste të reja.

"Miqtë dhe mediat nuk kanë qenë në gjendje ta gjejnë atë në stacionet e policisë ose spitalet në Wuhan", shkroi në twitter William Nee, një analist i Amnesty International me qendër në Hong Kong.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Prill 2020 - Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha dhe prof.Sali Ahmeti, do të  prononcohen për medie ku do të  jepen informatat e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 11:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman me pjesëmarrës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Held nënshkruajnë dy marrëveshje grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton mulirin "NTP Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t'u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. (Sllatinë, ora 13:40)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës. (Ndërtesa e komunës, ora 14:00)

- ANP 'Adem Jashari' së bashku me Minsitrin e Shëndetësisë Arben Vitia, organizojnë konferencën për shtyp në lidhje me donacionin që do të dhurojë Aeroporti në luftimin e pandemisë!  (Ministria e Shëndetësisë,  ora 14:30)

- Mbërrin kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. (ANP “Adem Jashari”, ora 15:45)