29 Mars 2024

Këtë javë gjermanët propozojnë planin e tyre për Kosovën

Beograd, 21 mars - Në Serbi kanë vazhduar të qarkullojnë opsione të ndryshme në kuadër të dialogut të brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Mediat atje kanë shkruar se në zgjidhjen e problemit me Kosovën me një propozim konkret do të vijë edhe Gjermania, ku thuhet se dikush nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, shefi i ri i diplomacisë, Heiko Maas, ose sekretari i Shtetit, pritet që këtë javë ta vizitojë Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Duke u bazuar në burime diplomatike, “Danas” shkruan se ai do të prezantojë qëndrimin e Berlinit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Qëndrimi gjerman për Kosovën, siç shkruan kjo gazetë, nuk përbën ndonjë risi ngase Berlini vazhdon të insistojë për marrëveshje juridike detyruese midis Beogradit e Prishtinës, në mënyrë që këto të bashkëpunojnë në vend se të luftojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)