28 Mars 2024

Kermabon me 2 mars viziton Beogradin

Prishtinë, 25 shkurt - Zyra e Informimit të misionit të zbatimit të Ligjit EULEX ka bërë të ditur se pas vizitës së Përfaqësues së Lartë, Nënkryetares Catherine Ashton në Beograd javën e kaluar, shefi i EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon, do të qëndrojë në Beograd më 2 dhe 3 mars.

Me këtë rast Kermabon do të mbajë takime me ministrin për Kosovë, Bogdanoviç, dhe me zyrtarët e tjerë serbë për të diskutuar lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë.

"Autoritetet e Kosovës janë informuar lidhur me këtë vizitë, objektivë e të cilës, në mesin e shumë objektivave të tjera, do të jetë kthimi i funksionimit të duhur të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicën Veriore.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)