28 Mars 2024

KE propozon hapjen e kufijve për Ballkanin më 1 korrik

Bruksel, 11 qershor - Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike.

Komisioni ka propozuar që masa e ndalimit të hyrjes në BE, të hiqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavirusit është e menaxhueshme.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Komisioni e ka arsyetuar këtë kërkesë, me faktin që “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”.

Sipas tij, ky rekomandim është edhe në përputhje me gadishmërinë e shprehur të Komisionit Evropian që të përfshijë për së afërmi vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e udhërrëfyesit për heqjen e masave kufizuese në luftën kundër pandemisë.

Aty është përfshirë edhe rekomandimi për rifillimin e punës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për dhënien e vizave.

Sa u përket vendeve të tjera, Komisioni ka propozuar që vendimet të kushtëzohen me situatën epidemiologjike në to, me mundësinë e testimeve, vëzhgimit të personave të infektuar si dhe me kufizimet që kanë ato vende për hyrjen e daljen e shtetasve të BE-së.

Mes tjerash është kërkuar që pas 1 korrikut të aplikohen masa lehtësuese për studentët edhe punëtorët sezonalë, si dhe prej datës 15 qershor të hiqen të gjitha kontrollet kufitare mes vendeve të bllokut evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)