02 Qershor 2020

KE propozon formimin e një autoritit për të luftuar pastrimin e parave

Bruksel, 7 maj - Komisioni Evropian ka propozuar formimin e një autoriteti të ri për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Zv.kryetari i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, zhvilloi në Bruksel një konferencë për shtyp lidhur me luftën kundër krimit financiar.

Synojmë t‘i japim fund parasë së pistë që infiltrohet në sistemin financiar tha Dombrovskis. "Me një plan veprimi gjithëpërfshirës do të forcojmë edhe më shumë mbrojtjen tonë kundër pastrimit të parasë së pistë dhe luftën kundër financimit të terrorizmit", u shpreh ai.

Ndër të tjera Dombrovskis, deklaroi se "Mund të formojmë një institucion të ri të BE-së në luftën kundër pastrimit të parave".

Pasi ka tërhequr vëmendjen që autorizimi i Autoritetit Bankar Evropian (EBA) në fushën e luftës kundër parasë së pistë është gjithashtu një mundësi, Dombrovskis theksoi se nuk duhet të tregohen të dobët në zbatimin e rregullave financiare brenda unionit.

Po ashtu Dombrovskis, bëri të ditur se kanë parashikuar që të vendosin në zbatim brenda 12 muajve planet për luftën kundër pastrimit të parasë dhe financimin e terrorizmit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)