28 Mars 2024

KE padit tre vende të BE-së për mosbashkëpunim mbi krizën e refugjatëve

Bruksel, 8 dhjetor - Komisioni Europian ka paditur në Gjykatën Europiane të Drejtësisë Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke për mospranim të zbatimit të kuotave të pranimit të refugjatëve.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, KE-ja shprehet se që nga shtatori i vitit 2015, kur hyri në fuqi projekti i ndarjes së refugjatëve, Polonia dhe Hungaria nuk kanë pranuar asnjë refugjat, ndërsa Republika Çeke nuk ka pritur refugjatë që nga gushti i vitit të kaluar.

Pas paralajmërimeve të shumta të shpërfillura nga të tre vendet, Bashkimi Europian mori vendim në qershorin e sivjetshëm për të nisur procedurat për shkelje lidhur me kuotat e pranimit të refugjatëve dhe u ka dërguar "njoftim zyrtar" këtyre vendeve.

Më 22 shtator 2015, ministrat e brendshëm të BE-së miratuan zhvendosjen sipas kuotave të 120 mijë refugjatëve nga Italia e Greqia. Përfaqësuesit e Polanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke votuan kundër këtij vendimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)