20 Prill 2024

Jeremiç: Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO

Beograd, 8 shkurt - Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç tha se vendi i tij nuk ka ndonjë plan për të hyrë në NATO ose në ndonjë aleancë tjetër ushtarake. 


Duke folur në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Mynih,  Jeremiç tha se Serbia do të qëndrojë e paanshme ushtarakisht.

Por ai shtoi se Beogradi, do të bashkëpunojë me NATO-n dhe vendet e tjera për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin perëndimor.

Jeremiç tha se Beogradi është veçanërisht i shqetësuar rreth paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Ai u tha zyrtarëve që po diskutojnë rreth sigurisë globale, se një nga përparësitë kryesore të Serbisë është, që Kosova të diskutohet në nivelet më të larta ndërkombëtare. Beogradi ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Rusia e ka mbështetur qëndrimin e Beogradit për Kosovën dhe ashtu si Serbia, nuk e njeh shtetin e ri ballkanik.

Por i dërguari i përhershëm i Moskës në aleancën e NATO-s, Dmitri Rogozin, ka thënë se Serbisë do t'i duhet të heqë dorë nga lufta për Kosovën, në se dëshiron të bashkohet me aleancën perëndimore.

Në një intervistë të botuar të shtunën në revistën Blic, përfaqësuesi rus tha se NATO-ja mund ta pranojë Serbinë vetëm me kufijtë e saj të rinj, siç u shpreh ai, që nënkupton, pa Kosovën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)