29 Mars 2024

Ivanoviç: Në Beograd nuk mendohet ndarja e Kosovë

Beograd, 23 maj - “Ndarja do të shihej si përfundimtare dhe në jug të lumit Ibër do të mbetej shumica e banorëve serbë dhe objektet historike e kulturore serbe”, tha sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovë, Oliver Ivanoviç.


Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Ivanoviç, shprehet se Prishtina dhe Beogradi, duhet të diskutojnë për çështje teknike dhe në momentin kur ndodh kjo-sipas tij- atëherë flitet për politikë.

 Ai ka shtuar se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të nisin bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës.

“Ne mund ta pranojmë ose jo, por herët a vonë do të vijë koha kur të flitet se si do të definohet territori, për të cilin flasin të dy palët - Kosova. A është Kosova pjesë e Serbisë, a është e pavarur dhe këtu dalim në një konfrontim serioz. Kështu që mund të evitojmë fjalën status, por ajo që është në thelb të bisedimeve, sigurisht se është statusi”, është shprehur ai.

Më tej, Ivanoviç është shprehur se askush në Beograd nuk mendon për ndarjen e Kosovës. “Jam i sigurt se në Beograd askush nuk mendon seriozisht për ndarjen e Kosovës, sepse ndarja do të definohej si çështje përfundimtare dhe në këtë rast në pjesën jugore, në jug të lumit Ibër do të mbetej një shumicë e banorëve serbë, ndërsa objektet historike e kulturore serbe gjenden në jug të lumit Ibër. Ndarja e pjesës veriore nuk do të ishte zgjidhja.

Ajo do të nxiste tensione serioze mes serbëve dhe shqiptarëve dhe nuk do të mbetej pa ndonjë konflikt me veprim të kufizuar. Jam i sigurt se konsekuencat ndaj Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do të ishin të mëdha”, u shpreh ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)