29 Mars 2024

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas rrëzimit të urës

Romë, 16 gusht - Kryeministri italian Giuseppe Conte shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin rreth qytetit italian të Gjenovës, pas shembjes së një ure të madhe që shkaktoi 39 të vdekur.

Incidenti ndërpreu korridorin kryesor të qytetit italian me Francën Jugore.

Conte tha se deklarata u bë pas një kërkese nga autoritetet rajonale:

"Gjatë këtij takimi kemi diskutuar dhe vendosëm të pranojmë kërkesën e kryebashkiakut të Ligurias (Giovanni) Toti dhe kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj si rezultat i kësaj ngjarjeje që ndodhi dje në mëngjes, më 14 gusht 2018, për shkak të shembjes së urës së njohur si ura Morandi."

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë ende në vendngjarje, ku 380 zjarrfikës po përpiqen të shpëtojnë të mbijetuarit e mundshëm të bllokuar nën blloqet e mëdha të betonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)