30 Janar 2023

Itali, Arresohen 19 shqiptarë dhe tunizianë për trafik droge

Padova, 3 mars - Policia italiane ka arrestuar 19 persona të implikuar në një transaksion të drogës që përfshinte zonat Veneto dhe Friuli Venezia Giulia.

Hetuesit thanë se të arrestuarit janë shtetas shqiptarë dhe tunizianë, të hetuar prej kohësh për akuzën e trafikut ndërkombëtar të heroinës.

Policia tha se organizata kriminale kishte krijuar një rrjet të gjerë të shpërndarjes së heroinës i  cili mbulonte të gjitha llojet e klientëve përdorues të drogës.

Kreu i  organizatës është identifikuar të jetë në Padova, zona Abano Terme, ai u identifikua pas një viti hetimesh të kujdesshme.

POlicia e Padovës zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara në adresë të 19 personave të gjithë me banim ne Veneto dhe Friuli. Hetimet për këtë grup mësohet se kanë nisur një vit më parë.

“Droga ishte importuar në Itali në sajë të kontakteve me vendin e tyre nga një grup i  shqiptarëve, të cilët u vendosën në zonën e Padoës.

Ndërkohë shtetasit tunizianë janë përdorur kryesisht për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në rolin e korrierëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)