08 Shkurt 2023

Irani goditet nga një seri tërmetesh

Teheran, 2 korrik - Një seri tërmetesh të forta tronditën Iranin jugor të shtunën, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke shkaktuar dëme në dhjetëra ndërtesa, njoftuan mediat shtetërore.

Tërmetet, duke përfshirë dy me magnitudë 6.0, goditën në perëndim të qytetit port të madh të Bandar Abbas në provincën Hormozgan, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

I pari tronditi një zonë në veri të qytetit të Dezhgan pak pas orës 2:00 të mëngjesit përpara se një tërmet 5.7 të godiste dy orë më vonë, i ndjekur shpejt nga tërmeti i tretë me magnitudë 6.0.

Guvernatori i Hormozganit, Mehdi Dousti tha se pesë persona u vranë, siç citohet nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Dousti tha se shumica e dëmeve kanë ndodhur në fshatin Sayeh Khosh, afër epiqendrës.

Televizioni shtetëror tha se 49 persona u plagosën dhe shfaqi pamjet e ndërtesave të banimit të kthyera në rrënoja në Sayeh Khosh.

Ambulancat dhe automjetet e tjera u përpoqën të kalonin në rrugët e mbuluara me mbeturina, ndërsa banorët e tronditur dolën në rrugë ose u përpoqën të rikuperonin gjëra nga shtëpitë e rrafshuara.

Njerëzit gjithashtu e kaluan natën jashtë në kryeqytetin e provincës Bandar Abbas, me një popullsi prej më shumë se 500,000 banorësh, që ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të epiqendrave, ku u krijuan radhë të gjata përpara pikave të karburantit, raportoi media shtetërore.

Irani qëndron përtej kufijve të disa pllakave kryesore tektonike dhe përjeton aktivitet të shpeshtë sizmik.

Tërmeti më vdekjeprurës i këtij shteti ishte një tërmet me magnitudë 7.4 në vitin 1990 që vrau 40,000 njerëz në veri, plagosi 300,000 dhe la gjysmë milioni të pastrehë. REL

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)