07 Gusht 2020

IPK pjesë e konferencës ndërkombëtare të antikorrupsionit

 Stokholm, 11 Dhjetor - Kryeshefja e IPK-së znj. Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë po merr pjesë në konferencën vjetore të radhës të EPAC-ut (European Partners Against Corruption – Partnerët Evropian Kundër Korrupsionit), dhe Asamblenë e Përgjithshme e cila po mbahet në Stokholm të Suedisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë 33 delegacione të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtete evropiane, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, OLAF dhe organizata tjera ndërkombëtare e rajonale.

Në kuadër punimeve  në konferencë  po diskutohen dhe trajtohen  tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, fuqizimin e integritetit të zyrtarëve dhe rolit të sinjalizuesve ne luftimin e korrupsionit.

Në kuadër të agjendës së paraparë do të mbahen punëtori të ndryshme që në mes tjerash do të trajtojnë tema si konflikti i interesit dhe integritetit në fushën e  policisë, sfidat dhe rreziqet  e reja ne parandalimin dhe luftimin e korrupsionit etj.

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë po zhvillojnë takime të ndara më shumicën e delegacioneve pjesëmarrëse nga shtetet e Evropës me qëllim të njohjes dhe shkëmbimit të praktikave të mira në forcimin e sundimit të ligjit.


Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora