28 Mars 2024

Hyseni në takimin e ministrave të Kartës së Adriatikut

Dubrovnik, 9 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka marrë pjesë sot në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut, në cilësinë e vëzhguesit.

Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës merr pjesë në një takim të Kartës së Adriatikut.

Në takim, Ministri Hyseni ka falënderuar kryesuesin e deritanishëm, Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, për ftesën për pjesëmarrje, si dhe ka folur për perspektivën veri-atlantike të Republikës së Kosovës.

Ministri, gjithashtu, ka shprehur qëllimin e Republikës së Kosovës për të qenë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut.

Karta e Adriatikut është një asociacion i Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Karta është nënshkruar në Uashington më 2003. Qëllimi Kartës ka qenë që t’u ndihmohet këtyre vendeve në rrugën për anëtarësim në NATO.

Në vitin 2008, dy anëtarë të rinj, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina i janë bashkuar Kartës. Kryesimin e radhës e ka Republika e Maqedonisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)