29 Mars 2024

Hakerat serbë sulmojnë faqen e Presidentit të Shqipërisë

Tiranë, 4 mars - Faqja zyrtare e Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi është sulmuar sot nga hakerat serbë. Kjo duket se vjen vetëm një ditë pasi një grup hakerash kosovarë sulmuan faqen e Presidentit serb, në përgjigje të shkatërrimit të faqes së Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, e cila ishte sulmuar nga serbët pak ditë më parë.

Adresa e internetit www.president.al, e cila i përket Presidencës së Shqipërisë so në orët e pasdites ka qenë e pa disponueshme, ndërsa në faqen e saj të parë janë vendosur simbole kombëtare të serbisë, si dhe mbishkrime që pretendojnë se Kosova është Serbi.

Pak minuta me pare mesohet se ne adresen e Presidentit te Shqiperise ka pasur nderhyrje nga tekniket shqiptare qe e mirembajne ate dhe simbolet e mbishkrimet serbe jane hequr. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)