20 Prill 2024

Greqia e Italia, preken serish nga lekundje termeti

Athinë - Aqulia, 9 mars - Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në Evia të Greqisë. Njoftohet se lëkundja me epiqendër 95 kilometra nga Athina u regjistrua mëngjesin e sotëm, në 4 e 45 minuta sipas orës lokale.

Deri tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale. Po në Greqi, dje një tërmet 4.4 ballë tronditi zonën e Patras. Sipas Zyrës së Shërbimit Gjeologjik grek, nuk ka asnjë lidhje mes këtyre tërmeteve dhe atij të Turqisë, që një ditë më parë i kushtoi jetën 57 personave.

Një lëkundje sizmike me intensitet 2.7 e shkallës Rihter, është regjistruar në mesnatë duke u gdhire e marta, edhe në qytetin italian Aquila. Shumë nga banorët e zonës janë ngritur nga gjumi, edhe në shtëpitë e ashtuquajtura si antisizmike.

Sipas të dhënave të para, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në lagjen Valle Pretara në qendër të L'Aquila-s, që ka bërë që tërmeti të ndihet edhe më i fortë se ç'ishte në realitet, shkruajnë mediat italiane. Sipas ekspertëve, lëkundja sizmike është ndjerë në një thellësi prej 9.4 km.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)