28 Mars 2024

Grekët duhanpirësit më të mëdhenj në BE

Athinë, 29 maj - Banorët e Greqisë u gjetën në vendin e parë në Bashkimin Evropian, sipas konsumit mesatar të produkteve të duhanit, tregoi hulumtimi i Eurobarometër.

Hulumtimi, i realizuar me rastin e 31 majit – dita botërore kundër pirjes së duhanit, ka treguar se madje 42 për qind e grekëve pijnë duhan (47 për qind burra dhe 38 për qind gra).

Mesatarisht në nivel të Bashkimit Evropian si jopirës të duhanit janë prononcuar 29 për qind e të anketuarve (35 për qind e meshkujve dhe 25 për qind e grave).

Vendin e dytë në listën e duhanpirësve më të mëdhenj janë banorët e Bullgarisë me 39 për qind, pas çka vijojnë hungarezët 38 për qind.

Mesatare më të ulët të duhanpirësve është vërejtur në Suedi 16 për qind dhe në Finlandë 21 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)