15 Prill 2021

Gjykata në Moskë refuzon apelin e Navalnyt

Moskë, 20 shkurt - Një gjykatë në Moskë ka refuzuar të shtunën apelin e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny kundër dënimit me burgim.

Më herët gjatë këtij muaji, Navalny është dënuar nga një tjetër gjykatë me dy vjet e tetë muaj burgim për shkelje të një dënimi me kusht, teksa ka qenë duke u shëruar në Gjermani.

Mirëpo Gjykata Supreme e qytetit të Moskës ka vendosur të shtunën se një muaj e gjysmë, që Navalny ka kaluar nën arrest shtëpiak më 2015, do të hiqet nga dënimi me kusht.

Kjo nënkupton që dënimi i është zvogëluar në dy vjet e gjysmë burgim.

Ky vendim ka ardhur pavarësisht pse Rusia po përballet me kërkesë së Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut për lirim të menjëhershëm të kritikut të Kremlinit.

Navalny 44-vjeçar, udhëheqës i lëvizjes kundër korrupsionit dhe kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, është arrestuar më 17 janar, pasi është kthyer nga Gjermania, ku është trajtuar për pesë muaj nga helmimi me agjent nervor.

Ai beson se urdhri për helmim është dhënë nga Putin. Autoritetet ruse, në anën tjetër, hedhin poshtë akuzat.

Dënimi i tij lidhet me një dënim të vitit 2014 për përvetësim.

Navalny e konsideron këtë dënim të fabrikuar, derisa Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut si të paligjshëm.

Navalny i ka kërkuar Gjykatës në Moskë që të përmbysë këtë dënim dhe ta lirojë atë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)