18 Prill 2024

Gjermania skeptike ndaj zgjerimit të BE-së

Berlin, 31 maj - Gjermania është një prej skeptikëve më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Gjermania dhe Rusia janë të vetmet vende që do të paraqiten në Konferencën e Sarajevës me përfaqësues të nivelit më të ulët. Madje, gazeta beogradase “Blic” citon burime të afërta me Samitin e Sarajevës, se në Berlin po diskutohet që të mos merret pjesë fare në këtë takim.

Presidenti serb Boris Tadic ka theksuar se ndërprerja e zgjerimit do të kishte pasoja tragjike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministri i Jashtëm Jeremic i ka deklaruar gazetës gjermane “Spiegel”, se në qoftë se harrohet Ballkani, nuk janë të pamundshme krizat e ardhshme, në një kohë kur çmimi gjeopolitik do të jetë shumë i lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)