29 Maj 2020

Gjermania hap të gjitha bizneset

Berlin, 7 maj - Gjermania ka lehtësuar masat kufizuese, pasi ka menaxhuar mirë përhapjen e koronavirusit.

Kancelarja, Angela Merkel, pranoi rihapjen e të gjitha dyqaneve si pjesë e një marrëveshje me liderët e 16 landeve për lehtësimin e mëtejshëm të masave të vendosura për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Shkollat do të rihapen gradualisht, ndërsa krerët e landeve do të marrin nën kontroll periudhën e kthimit të jetës sociale.

Ata do të kenë në dispozicion një “mekanizëm frenimi emergjent” nëse do të shpërthejë një valë e dytë infektimi.

“Ne po ndjekim një rrugë mjaft të guximshme, por me kushtet e tanishme ne e kemi një shans. Megjithatë, dëshiroj të përsëris se ne jemi edhe më të sigurtë se kjo do të funksionojë, nëse qytetarët do të bashkëpunojnë”, deklaroi kancelarja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)