26 Prill 2024

Gjermania e Greqia nënshkruajnë marrëveshjen për riatdhesimin e imigrantëve

Berlin, 18 gusht - Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Seehofer ka theksuar se Gjermania dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje lidhur me riatdhesimin e imigrantëve.

Më përpara Gjermania e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë edhe me Spanjën.

Sipas njoftimeve të medieve gjermane, në marrëveshje thuhet se Gjermania do të riatdhesojë brenda 48 orëve imigrantët që janë regjistruar dhe kanë kërkuar strehim në Greqi dhe pastaj kanë hyrë në Gjermani nëpërmjet kufirit me Austrinë.

Njëkohësisht, Gjermania angazhohet të shpejtojë shqyrtimin e kërkesave të 2000 deri 3000 refugjatëve në Greqi që kërkojnë të bashkohen me familjet e tyre.

Në një konferencë shtypi të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë Eleonore Petermann tha se vendi i saj po zhvillon bisedime edhe me Italinë mbi një marrëveshje për riatdhesimin e imigrantëve. Sipas saj, bisedimet kanë qenë pozitive dhe pritet që të dy vendet të arrijnë konsensus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)