16 Prill 2024

Gjermania do të dërgojë sistemin multi raketahedhës në Ukrainë

Berlin, 16 qershor - Gjermania do të dërgojë në Ukrainë sistemin multi-raketahedhës "Mars 2".

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht në një deklaratë në Bruksel tha se Ukraina ka nevojë për armë që përdorin kryesisht njësitë e artilerisë.

"Si Gjermani kemi vendosur të dërgojmë në Ukrainë 3 sisteme multi-raketahedhës 'Mars 2' dhe qindra raketa që ndodhen në inventarin e ushtrisë tonë. Ndërsa edhe trajnimin për sistemin 'Mars 2' do ta kryejmë me partnerët tanë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe", shtoi Lambrecht.

Christine Lambrecht vuri në dukje se sistemet 'Mars 2' janë planifikuar të dërgohen në Ukrainë në fund të muajit korrik ose në fillim të muajit gusht.

Në fjalën e saj, Lambrecht shtoi se këtë mbështetje e japin për mbrojtjen e sovranitetit të Ukrainës.

Sllovakia ka njoftuar se ka kryer ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nad njoftoi për ndihmat e vendit nga media sociale pas takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur mbrëmë në Bruksel.

Nad tha se krahas helikopterëve të serisë 5 Mi kanë dhënë Ukrainës mijëra raketa 'Grad' 122 milimetër.

SHBA-ja ka njoftuar se do t'i dërgojë Ukrainës sistemin raketor të drejtuar me rreze të mesme (HIMARS) dhe sistemin e multi-raketahedhësve me udhëzues GMLRS, ndërsa Britania do të dërgojë në Ukrainë multi-raketahedhësin M270 MLRS.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)