28 Mars 2024

Gjemrania përjeton rekord bore, 21.6 miliardë tonelata borë

Berlin, 21 shkurt - Gjermania po përjeton prej javësh një bllokadë rekord dëbore. Për herë të parë, pas një periudhe të gjatë kohore, bora është shfaqur që nga Alpet në jug, e deri te Deti Baltik, në veri.

Meteorologët në Gjermani publikuan disa të dhëna interesante statistikore. Sipas tyre, mbi Gjermaninë momentalisht po rëndojnë 21.6 miliardë tonelata borë.

Nëse kjo shndërrohet në ujë, kjo sasi e borës do të mjaftonte që të mbushej gjysma e Liqenit të Bodenit, i cili shtrihet në rreth 536 kilometra katrorë.

Mesatarisht, çdo metër katror mbulohet nga 60 kilogramë borë. Të dhënat u mblodhën nga 1,700 stacione të matjes së motit.

Pritet se edhe në ditët në vazhdim do të ketë reshje dëbore në këtë vend. Reshjet e borës shkaktuan probleme në komunikacion dhe në kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat mbetën pa kripë në mes të dimrit.

Sipas së përjavshmes gjermane ‘Stern’, deri tani janë shpenzuar 250,000 tonë kripë, që është dyfish më tepër në krahasim me ndonjë dimër të butë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)