29 Mars 2024

Fule në Beograd për të konfirmuar rrugën e Serbisë drejt BE-së

Beograd, 17 mars - Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, mbërriti sot në Beograd për bisedime me udhëheqjen serbe, për të verifikuar vendosmërinë e BE-së për të parë Serbinë në Bashkimin.

Fule do të theksojë rëndësinë e përmbushjes së kërkesave për anëtarësim, si dhe zbatimin e reformave evropiane, vazhdimin e bashkëpunimit të Serbisë me Tribunalin e Hagës dhe me siguri do të shfaqë shpresën e tij, në qershor të merret vendim për ratifikimin e Marrëveshjes për stabilizim-asocim të Serbisë në BE, raportojnë mediat lokale.

Siç kanë bërë të ditur zyrtarë të BE-së dhe Brukselit, Komisioni Evropian beson se Serbia ka potencial për t’u nisur në një fazë të re në marrëdhëniet me Bashkimin, por besohet se më reale është që Serbia të marrë status të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin, vitin e ardhshëm.

Komisioneri evropian për Zgjerim, Fule, në Beograd do të takohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, kryeministrin Mirko Cvetkoviq, zëvendës kryeministrin Bozhidar Xheliq dhe me anëtarë tjerë të Qeverisë.

Fule pas vizitës në Serbi, më 18 mars do t’i vizitojë Malin e Zi dhe Bosnjën, ndërsa më 19 mars do të qëndrojë në Kosovë dhe në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)