25 Shkurt 2020

Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve

Paris,18 dhjetor - Që nga operatorët e Kullës Eifel deri tek mjekët në spital, grevat kanë tërhequr punonjësit francezë të sektorëve kryesorë të ekonomisë. Por francezët mund t'i ndërpresin grevat me afrimin e festave.

Para se qeveria dhe sindikatat të negociojnë për planet e diskutueshme të pensioneve nesër, sot do të ketë një grevë tjetër mbarëkombëtare. Të prekur janë edhe turistët. Kështu Kulla Eifel e Parisit do të qëndrojë e mbyllur.

Punonjësit e Kullës Eifel ndaluan punën. Por sheshi përpara qëndron megjithatë i hapur, megjithatë, bëri të ditur në Twitter zyra e shtypit e monumentit me famë botërore. As disa muze nuk mund të vizitohen.

Mësues, mjekë dhe avokatë kanë dalë në grevë. Mësimet në shkollë janë anuluar, kjo vlen edhe për provimet. Infermieret dhe farmacistët gjithashtu ndodhen në grevë. Spitalet kanë aktivizuar angazhime të detyrueshme për të siguruar mjekimet kryesore.

Në Francë, kanë nisur për herë të tretë këtë muaj greva dhe protesta mbarëkombëtare kundër reformës së planifikuar të pensioneve. Udhëtarët në trena dhe në fluturime pritet të përballen anulime dhe vonesa masive. Janë paralajmëruar mitingje të mëdha kundër reformës së pensioneve për Parisin dhe qytetet e tjera. Trafiku i udhëtarëve u godit sërish të martën, kur greva kundër reformës së pensioneve hyri në ditën e 13-të.

Sindikatat franceze kanë kërkuar shtimin e grevave para pushimeve, duke u bërë thirrje punëtorëve në të gjithë sektorët e grevës t'u bashkohen protestave masive të organizuara në të gjithë vendin.

Tetë nga 14 linjat e metrosë të kryeqytetit qëndruan të mbyllura, ndërsa të tjerët ofruan shërbime minimale. Rreth 80% e trenave në rajonin Ile-de-France, ku ndodhet Parisi nuk funksionojnë.

Në Place de la Republique në qendër të Parisit, sindikatat kanë përgatitur simbole dhe balona përpara marshimit të protestës që do të fillojë në 01:30 pasdite sipas orës lokale.

Policia tha që ka vendosur forca shtesë të sigurisë në të gjithë qytetin për të mbrojtur njerëzit dhe pronën nga rastet e mundshme të dhunës.

Franca është tronditur që prej dy javësh nga protestat, që kur Presidenti Emmanuel Macron bëri të ditura planet për ta rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Qeveria pësoi një goditje të fortë të hënën kur Komisioneri i Lartë për Pensionet, Jean-Paul Delevoye, njoftoi se do të japë dorëheqjen. Ai nuk kishte raportuar për disa punë të tjera të dyta, që i ka mbajtur së bashku me portofolin e pensioneve. Jean-Paul Delevoye është arkitekti kryesor i reformës aktuale të propozuar të pensioneve.

Megjithëse sondazhet sugjerojnë se një shumicë në Francë i mbështet grevat, një sondazh i Ifop-it, i ngarkuar nga gazeta e përditshme Le Figaro tregon se 55% e të anketuarve besojnë se grevat nuk duhet të ndikojnë në ditët e festave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)