28 Mars 2024

Forcat ruse që sulmuan Ukrainën kanë humbur 5.710 ushtarë

Kiev, 1 mars - Shtatmadhoria e Ushtrisë së Ukrainës ka njoftuar se forcat ruse që sulmuan Ukrainën kanë humbur 5.710 ushtarë.

Shtatmadhoria lëshoi një njoftim për humbjet e palës ruse në pesë ditët e fundit. U theksua se janë vrarë 5.710 ushtarë rusë që sulmuan Ukrainën, ndërsa janë zënë rob 200 të tjerë.

Theksohet se në pesë ditët e fundit janë shkatërruar 29 avionë rusë, 29 helikopterë, 198 tanke, 846 automjete të blinduara, 77 topa dhe dy anije.

Ushtria ukrainase shkatërroi gjithashtu 24 sisteme raketore, 305 automjete, 60 cisterna, shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe tre mjete ajrore pa pilot të forcave ruse.

Në këto shifra nuk përfshihen të dhëna për konfliktet aktuale në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)