28 Mars 2024

Forcat ruse bombardojnë një shkollë ku po strehoheshin 400 persona

Mariupol, 20 mars - Autoritetet lokale në Mariupol kanë njoftuar ditën e sotme se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë ku po strehoheshin 400 persona.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare teksa në një postim në Telegram, këshilli i Mariupolit tha se shkolla është shkatërruar dhe se banorët janë nën rrënoja.

Nga ana tjetër sipas mediave të huaja, gra, fëmijë dhe të moshuar strehoheshin në këtë shkollë. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo sa është numri i të plagosurëve.

Besohet se në Mariupol janë të bllokuar mbi 300,000 persona. Kujtojmë se ky qytet ka qenë nën sulme të vazhdueshme të forcave ruse, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në njerëy dhe materiale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)