25 Prill 2024

Europol: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit në Europë

Bruksel, 9 dhjetor - Kanabisi mbetet deri më tani droga e paligjshme më e përdorur në Europë, ndërsa Shqipëria vijon të jetë burimi kryesor i bimës së kanabisit.

Një raport i sapopublikuar nga Organizata Europiane e Policisë Europol, pohon se tregu i drogës në vendet europiane prodhon 24 bilionë euro fitime për trafikantët dhe rrjetet e krimit të organizuar.

Raporti flet se rreth 35 për qind e grupeve të krimit të organizuar aktive në Bashkimin Europian janë të përfshria në prodhim, trafikim ose shpërndarje të drogës.

Raporti i Europolit vlerëson ndërkohë, se rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore e hyrjes për pjesën më të madhe të heroinës në Bashkimin Europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)