27 Shtator 2022

Estonia ndalon rusët të hyjnë në vend duke filluar nga 18 gushti

Tallin, 16 gusht - Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar nga data 18 gusht hyrjen e qytetarëve rusë me viza turistike në vendin më verior të Balltikut si pasojë e luftës në Ukrainë.

Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Estonia, tashmë ka ndaluar udhëtimet ajrore nga Rusia. Por rusët ende mund të udhëtonin me rrugë tokësore për në Estoni dhe me sa duket marrin prej andej fluturime për në destinacione të tjera evropiane.

Duke filluar nga 18 gushti, Estonia tha se do të ndalojë shumicën e rusëve që të hyjnë në vend përmes vizave të lëshuara nga autoritetet estoneze, duke ndërprerë kështu një rrugë të rëndësishme për në zonën Shengen të Evropës pa pasaporta. Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu tha të hënën se të gjitha vizat e vlefshme Shengen, me përjashtim të disa rasteve humanitare, do të anulohen.

“Bëhet fjalë për rreth mbi 50,000 viza të vlefshme dhe shumica dërrmuese e tyre nga 18 gushti do të bllokohen. Personat që kanë këto viza do të bllokohen të hyjnë në Estoni. Së dyti, ne po shqyrtojmë mundësinë për të mbyllur, kufirin ruso-estonez për të gjithë qytetarët rusë që hyjnë në zonën Shengen ose në territorin estonez”, tha zoti Reinsalu.

Kreu i rojes kufitare thotë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i qytetarëve rusë që kalonin kufirin ka vazhduar të rritet.

“Arsyeja kryesore ishte për shkak të pezullimit të fluturimeve midis BE-së dhe Rusisë. Qytetarët rusë që donin të shkonin në BE duhej të kalonte kufirin tokësor. Pra, në thelb do të thotë nga Finlanda, Estonia dhe Letonia. Dhe kur filloi sezoni i verës, shifrat po rriteshin gjithnjë e më shumë, për shkak të turistëve nga Federata Ruse që vinin në destinacione të ndryshme verore në Evropë”, thotë Ergert Belitsev.

Turistët rusë, që kalojnë kufirin në qytetin lindor Narva, thonë se qytetarët rusë nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e qeverisë së tyre.

“Mendoj se nuk duhet të shkelen të drejtat e njeriut, pavarësisht nga të gjitha gjërat që po ndodhin. Njerëzit duhet të lëvizin lirshëm. Ashtu siç tha kancelari gjerman - nuk janë njerëzit fajtorë, por ata që kanë marrë vendime duhet të jenë përgjegjës. Njerëzit nuk duhet të jenë përgjegjës për to”, thotë shtetasi rus Boris.

“Është shumë keq, u mërzitëm shumë kur lexuam këtë njoftim, sepse Evropa është e qytetëruar dhe ne e shohim veten si njerëz të civilizuar dhe duam të lëvizim lirshëm. Tani po shkoj në Gjermani për të parë miqtë e mi dhe kemi miq në të gjithë botën. Është turp nëse Estonia mbyll kufirin. Kjo është shumë keq për ne”, thotë Ekaterina.

Muajin e kaluar Bashkimi Evropian ra dakord për raundin e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë. Letonia, Lituania dhe Republika Çeke kanë ndaluar tashmë dhënien e vizave për shumicën e rusëve, ndërsa Finlanda dhe Estonia së fundmi kërkuan që BE-ja ta bëjë këtë përmes një veprimi të përbashkët.

"Ne do t'i bëjmë një propozim zyrtar Komisionit Evropian përmes paketës së 8-të të sanksioneve për të kufizuar gjithashtu, ose për t'i dhënë fund, në mënyrë efektive lëshimit të vizave Shengen dhe gjithashtu për të bërë një rishikim të vizave ekzistuese të vlefshme në të gjithë zonën Shengen", tha ministri i jashtëm i Estonisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shtator 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos. (Kabineti i kryetarit, ora 9:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit bën publikimin e raportit “Shkatërrimi ekologjik - Koha të veprojmë” i cili paraqet gjendjen e mjedisit në Kosovë, në raport me kërkesat e Bashkimit Evropian në kapitullin 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit, të Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore - Një e ardhme e domosdoshme?”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 10:00)

-  Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj.Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj. Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Shehu Academy në bashkëpunim me projektin e USAID organizon ngjarjen “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës” me moton “Aftësim, Punësim, Zhvillim”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca e të Rinjve të Kosovës zhvillon një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave minimale të mësimdhënësve. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 10:00)

- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencën rajonale “Promovimi i Investimeve Rajonale”. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 11:00)

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)​

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kyera gjatë luftës në Kosovë, dhe raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton Planin e punës së Komisionit, kërkesen për buxhetin e Komisionit dhe shqyrton termat e referencës për Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)