03 Gusht 2020

Epidemi e re e nacionalistëve serbomedhenj

Novi Sad, 29 nëntor - Partia e Aksionit  Demokratike (SDA) e Sanxhakut dënon egërsimin nacionalistëve serbomedhenj pran  Tribunali ndërkombëtar të  Hagës, që glorifikuan kryekomandantin e dënuar,  kriminelin e luftës Ratko Mlladiq.

SDA konsideron se mbështetja publike dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës  të cilët janë përgjegjës për gjenocid ndaj boshnjakëve  përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për popullin boshnjak dhe rrezik objektiv për boshnjakët dhe popullin në Sanxhak.

"Rehabilitimi i Draza Mihailoviq dhe përgjegjësit për krimet e kryera në luftërat e viteve 1990 në Bosnjë dhe Hercegovinë, Sanxhak dhe Kosovë  nga ana e regjimit aktual Vuçiq-Daçiç, në Serbi mbizotëroi një epidemi të re e nacionalizmit serbomadh në urrejtjen dhe armiqësinë ndaj boshnjakëve dhe popujve të tjerë jo-serbë", thekson SAD.

Regjimi aktual serb para syve të Bashkësisë ndërkombëtare për dekada mohon  gjenocidin  ndaj e kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë dhe krime të tjera në Ballkan, të cilat janë  kryer nga forcat serbe kundër boshnjakëve dhe popujve tjerë jo-serbë, të cilat përfaqësojnë  kërcënim objektiv për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

PAD (SDA ) e Sanxhakut  i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të caktojë me urgjencë  Konferencë ndërkombëtare  dhe me këtë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë krizën Jugosllave, thuhet në komunikatën e PAD –it (SDA) për Sanxhak. Thuhet në komunikatën e lëshuar për media të PAD-it  të Sanxhakut
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2020 - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mbajnë porotestë simbolike (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, Kushtrim Hodaj. (Ambientet e IPK-së në Hajvali.  ora 10:00)

- Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 14:00)