07 Tetor 2022

Elitat ruse po planifikojnë të eliminojnë Putinin

Kiev, 20 mars - Sipas inteligjencës ukrainase, një grup figurash me ndikim po formohet në biznesin dhe elitën politike ruse, të cilët si synim kanë të heqin qafe presidentin rus Vladimir Putin.

Bëhet me dije sipas asaj që raportojnë mediat në vend, grupi po planifikon që të eliminojë liderin rus duke e helmuar, me anë të ndonjë “sëmundjeje të papritur” ose duke i shkaktuar aksident.

Qëllimi do të ishte largimi i presidentit sa më shpejt të jetë e mundur për të rivendosur lidhjet ekonomike me Perëndimin.

Një pjesë e elitës tashmë ka zgjedhur drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FBS) Oleksandr Bortnikov si pasues të Putinit, shkruan Ukrinform.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)