23 Prill 2024

Dialogu Kosovë-Serbi në interes të gjithë rajonit

Prishtinë, 11 korrik - Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se gjatë udhëheqjes me Presidencën e BE-së, Austria dëshiron të japë kontributin në zgjidhjen e kontesteve në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rajon ende ekzistojnë disa tema të konflikteve ndërmjet vendeve të ndryshme, gjë e cila është e kuptueshme, pasi që para disa dekadave athje kishte luftë”, tha ai për agjencinë e lajmeve austriake APA me rastin e pjesëmarrjes në Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër.

Kurz theksoi se është me rëndësi që këto tema të hapura të zgjidhen përfundimisht dhe se Austria do të përpiqet të japë kontributin e saj. 

Në bisedat e tij, ai tha se angazhohet që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. 

“Këtu është e domosdoshme që të kemi përfundimisht zgjidhje pozitive të kësaj çështjeje. Kjo nuk është vetëm në interesin e të dyja shteteve, por edhe për të gjitha ata në interesin e të cilëve është i gjithë rajoni”, porosit Kurz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)