20 Prill 2024

Britania pranon kushtet e BE-së për Brexit

Bruksel, 8 dhjetor - Pas një jave negociatash të tensionuara, në bisedimet e “Brexit”-it është arritur – sipas kreut të Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker – një progres i mjaftueshëm, gjë që i hap rrugën bisedimeve mbi të ardhmen e marrëdhënies Mbretëri e Bashkuar-Bashkim Europian.

Theresa May mbërriti në Bruksel të premten, pas debatesh të zgjatura gjatë natës mbi çështjen bllokuese të kufirit irlandez. Sipas shefes së ekzekutivit britanik, nuk do të jetë një kufi fizik dhe marrëveshja e së premtes së mirë do të mbetet në fuqi.

Çështja e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, që do të qëndrojë në Bashkimin Europian, ishte kthyer në ngërçin më të madh të momentit në mesin e frikës se pikat e kontrollit do të dëmtonin ekonomitë e të dy vendeve e do të minonin paqen me Veriun, të arritur me shumë vështirësi.

Nga kryeqyteti i Europës, Juncker, që foli me Mayn në krah, u shpreh se ujdia duhej arritur sot, pasi afati i 14 dhjetorit po afron.

“Ka përparim mjaftueshëm në 3 pika të ndarjes”, ishte komenti i tij, gjë që i referohej kushteve të vendosura nga blloku europian mbi një sërë çështjesh, që përfshinin dhe kufirin irlandez. “Negociatat tani mund të hyjnë në fazën tjetër”.

May, nga ana e saj, pohoi se nuk ka qenë e lehtë për asnjërën palë, që u detyruan të bëjnë edhe lëshime. Kur bisedimet e “Brexit” nisën më pak se 6 muaj më parë, BE-ja ishte e qartë për qëndrimin e saj: Nuk do të pranohej asnjë diskutim rreth një marrëdhënieje të ardhshme me Britaninë, derisa të ishte bërë “përparim i mjaftueshëm” në 3 çështje:

– që Britania të paguajë një “faturë divorci” substanciale

– që të drejtat e shtetasve europianë në Mbretërinë e Bashkuar të jenë të garantuara, dhe

– se nuk ka rivendosje të një kufiri fizik mes Irlandës së Veriut, e cila do të largohet nga BE-ja, me pjesën tjetër të Britanisë së Madhe dhe Republikën e Irlandës, e cila mbetet në Bashkimin Europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)