26 Prill 2024

Britania kërkon një traktat të ri sigurie me BE-së

Munich, 18 shkurt - Kryeministrja e Britanisë Theresa May bëri thirrje për nënshkrimin e një traktati të ri sigurie me Bashkimin Europian para daljes nga blloku.

May ishte e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munich të Gjermanisë, ku theksoi se nuk ekziston një marrëveshje ekzistuese sigurie midis BE-së dhe një vendi të tretë.

"Nuk ka asnjë arsye ligjore apo operacionale përse një marrëveshje nuk mund të arrihet në fushën e sigurisë së brendshme. Nëse përparësi e negociatave bëhet shmangia e çdo lloj bashkëpunimi të ri me një vend jashtë BE-së, atëherë kjo doktrinë politike dhe kjo ideologji do të ketë pasoja të dëmshme për sigurinë botërore," tha May.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker shpresoi se marrëdhëniet në fushën e sigurisë midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe do të vazhdojnë. Por ai paralajmëroi se siguria nuk mund të përzihet së bashku me çështje të tjera të lidhura me Brexit-in.

Konferenca treditore e sigurisë filloi të premten në Munih, me pjesëmarrjen e mbi 500 vetëve, duke përfshirë një delegacion nga Kina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)