20 Prill 2024

Britania do të lehtësojë rregullat e imigracionit për shkencëtarët

Londër, 9 gusht - Kryeministri Boris Johnson thotë se Britania do të lehtësojë rregullat e saj të imigracionit për të tërhequr më shumë shkencëtarë pas "Brexit"-it.

Qeveria britanike shpreson ta realizojë këtë objektiv nëpërmjet të ashtuquajturave "viza të rrugës së shpejtë".

"Ne po njoftojmë sot në 'Facebook Live' se do të ndryshojmë rregullat e imigracionit, në mënyrë që ta bëjmë Britaninë më të hapur, madje edhe më mikpritëse për shkencëtarët nga e gjithë bota, sepse unë dua që ky vend të bëhet vendi më i madh për shkencën," u shpreh kreu i qeverisë britanike.

Sistemi i ri përfshin heqjen e kufirit për numrin e personave që mund të marrin vizat e talenteve të jashtëzakonshme të kategorisë së parë dhe krijimin e një kriteri që lejon miratimin automatik.

Ai gjithashtu siguron që personat në varësi të aplikantëve të suksesshëm të mund të hyjnë në tregun e punës në Mbretërinë e Bashkuar dhe heq kërkesën për të pasur një ofertë pune përpara mbërritjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)