20 Prill 2024

Bota ndahet nga një vit i vështirë, pret vitin 2021 me shpresë

Prishtinë, 1 janar - E gjithë bota me një spektakël fishekzjarresh, të mbyllur nëpër shtëpitë e banesat e tyre dhe pa organizime festive priten Vitin e Ri 2021.

Por si asnjë herë tjetër, ky vit i ri nuk u prit me turma festive, të cilat janë ndaluar për shkak të pandemisë.

Në asnjërin prej kryeqyteteve të mëdha të botës nuk kishte festime si ato që bëhen zakonisht.

Por në vend të qindra mijëra njerëzve që mblidheshin pranë njëri-tjetrit në sheshet e kryeqyteteve e qyteteve te botës tani kjo atmosfer ishte nëpër ambientet familjare.

Me më shumë se 1.7 milionë të vdekur dhe 82 milionë të infektuar në të gjithë globin, mbarimi i këtij viti mbetet si asnjë tjetër në kujtesën e njerëzve.

E megjithatë viti i ri fillon me shpresën se vaksinat që po fillojnë të shpërndahen në të gjithë globin do të ndihmojnë në frenimin e pandemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)