08 Prill 2020

Bie besimi i rusëve tek Presidenti Putin

Moskë, 13 shkurt - Besimi i rusëve tek Presidenti Vladimir Putin ka rënë në nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit, megjithëse miratimi i tij në publik mbetet ende i lartë, sipas një sondazhi të organizatës anketuese Levada, i publikuar dje.

Miratimi i publikut për Presidentin Putin ra ndjeshëm pas masës jopopullore të vitit 2018 për të rritur moshën e pensionit dhe pas uljes së vazhdueshme të të ardhurave, por është stabilizuar muajt e fundit dhe është rritur paksa duke arritur në 68 për qind, sipas anketës.

Megjithatë, besimi i publikut te Putini ka vazhduar të bjerë dhe në janar arriti në 35%, një rënie e mprehtë krahasuar me vitin 2017, sipas anketuesve.

Denis Volkov, sociolog i organizatës, tha se niveli në janar ishte më i ulti që nga viti 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë, gjë që solli rritjen e miratimit të publikut për presidentin rus.

Presidenti Putin ka dominuar peisazhin politik të Rusisë si president ose kryeministër që kur erdhi në pushtet në vitin 1999. Mandati i tij i tanishëm në Kremlin përfundon në 2024, por muajin e kaluar ai shpalli ndryshime të mëdha kushtetuese që shihen gjerësisht si mjet për ta ndihmuar të zgjasë kontrollin e tij mbi pushtetin edhe pasi të largohet nga posti.

Levada tha se sondazhi u krye mes 23 dhe 29 janarit dhe se u anketuan gjithsej 1,603 njerëz në të gjithë Rusinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Prill 2020 - Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha dhe prof.Sali Ahmeti, do të  prononcohen për medie ku do të  jepen informatat e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 11:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman me pjesëmarrës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Held nënshkruajnë dy marrëveshje grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton mulirin "NTP Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t'u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. (Sllatinë, ora 13:40)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës. (Ndërtesa e komunës, ora 14:00)

- ANP 'Adem Jashari' së bashku me Minsitrin e Shëndetësisë Arben Vitia, organizojnë konferencën për shtyp në lidhje me donacionin që do të dhurojë Aeroporti në luftimin e pandemisë!  (Ministria e Shëndetësisë,  ora 14:30)

- Mbërrin kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. (ANP “Adem Jashari”, ora 15:45)