28 Mars 2024

Belgjika fillon t’i kthejë azilkërkuesit prej 10 marsit

Shkup, 6 mars - Autoritetet belge do të fillojnë brenda disa ditëve t’i kthejnë qytetarëve serbë dhe maqedonas, të cilët kërkuan azil politik në Belgjikë, njoftoi ambasadorja belge në Beograd, Denise de Hauver.

“Kthimi i parë do të organizohet të mërkurën, më 10 mars, kur autobusët me azilkërkues në Belgjikë do të niset për në Serbi, të shoqëruar nga përkthyes dhe anëtarët e shërbimeve të imigrimit belg dhe Belgjika do të mbajë koston e rrugës”, tha De Hauver për radion “Evropa e Lirë”.

Numri i banorëve të Serbisë që kanë kërkuar azil politik në Belgjikë brenda tre muajve është 330. Ata janë kryesisht nga Serbia Jugore dhe bëhet fjalë për shqiptarë dhe romë. Vetëm në ditët e para të marsit nga ky rajon kanë kërkuar azil 20 persona.

Ambasadorja belge ka thënë se kjo i krijon Belgjikës një problem të madh dhe se janë të vendosur që kërkesat e tyre të zgjidhen sipas procedurës së përshpejtuar.

“Nuk ka kushte për të kërkuar azil politik, sepse Serbia nuk ka luftë, askush nuk është dëbuar për shkak të arsyeve etnike apo fetare”.

De Hauver ka sqaruar se nuk ka kushte për azil ekonomik për shkak se ai nuk ekziston si kategori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)