19 Prill 2024

BE vendos sanksione ndaj ministrit të mbrojtjes dhe 351 ligjvënësve rusë

Bruksel, 24 shkurt - Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar ndër të tjera ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoygu dhe 351 anëtarë të Dumës për shkelje të integritetit territorial të Ukrainës.

"Këshilli (i BE-së) sot miratoi një paketë masash për t’iu përgjigjur vendimit të Federatës Ruse për lëvizjen me njohjen e zonave të kontrolluara joqeveritare të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si entitete të pavarura dhe për vendimin pasues për të dërguar trupa ruse në këto zona", tha në një njoftim Këshilli i BE-së.

Sanksionet janë në përgjigje ndaj lëvizjeve të ditës së hënë nga Rusia dhe jo ndaj ndërhyrjes së madhe ushtarake që filloi mëngjesin e sotëm, e cila me gjasë do të tërheqë një paketë sanksionesh më të ashpra.

Pas marrëveshjes politike të arritur të martën nga shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, vendimi dje u miratua zyrtarisht.

Sipas vendimit, 23 personave u ndalohet hyrja në territorin e bllokut evropian dhe po ashtu u bllokohen pasuritë e tyre në BE.

Sipas vendimit të publikuar në gazetën zyrtare të BE-së, të përfshirë në listën e zezë janë ministri Shoygu, zv/kryeministrat Dmitry Grigorenko dhe Marat Khusnullins, si dhe ministri i Ekonomisë, Maxim Reshetnikov.

Lista po ashtu përshin shefin e shtabit të presidentit Vladimir Putin, gjashtë komandantë të përgjithshëm, bankierë dhe oligarkë, si dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe udhëheqës të shquar në propagandën shtetërore.

Blloku po ashtu ndalon operatorët e BE-së të vendosin në dispozicion fonde për tre banka që mbështesin operacionet ruse në territoret Donetsk dhe Luhansk ose përfitojnë prej tyre, si dhe të ashtuquajturën "fabrika e trollëve" në Shën Petersburg përgjegjëse për një luftë dezinformimi kundër Ukrainës.

Gjithsej 351 anëtarë të Dumës Shtetërore Ruse po ashtu janë në listën e zezë për njohjen e rajoneve Donetsk dhe Luhansk si të pavarura, gjë që përbën shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

BE-ja po ashtu prezantoi një ndalim sektorial për financimin e Federatës Ruse, qeverisë së saj dhe Bankës Qendrore Ruse.

"Duke kufizuar aftësinë e shtetit dhe qeverisë ruse për të hyrë në kapitalin, tregjet financiare dhe shërbimet e BE-së, blloku synon të kufizojë financimin e politikave përshkallëzuese dhe agresive", thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së.

Në një njoftim tjetër, BE-ja ndalon edhe importet nga enklavat e kontrolluara nga qeveritë në Donetsk dhe Luhansk, si dhe kufizon tregtinë dhe investimet në sektorë të caktuar për operatorët e BE-së.

Blloku evropian që nga viti 2014 ka aplikuar regjime të ndryshme sanksionesh në përgjigje të krizës në Ukrainën lindore.

Një nga listat e zeza synon sektorin financiar, ushtarak dhe energjetik rus për aktivitetet de-stabilizuese të Moskës në Ukrainë.

Masat kufizojnë qasjen e disa bankave dhe kompanive ruse në tregjet kapitale të bllokut, ndalojnë operatorët e BE-së të ofrojnë shërbime për institucionet financiare ruse dhe kufizojnë tregtinë e mallrave të lidhura me mbrojtjen dhe teknologjinë e ndjeshme që mund të përdoren në sektorin rus të energjisë.

Një regjim tjetër ndëshkon ata që janë përgjegjës për shkeljen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, si dhe hezitimin e Moskës për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e Minskut që ka për qëllim vendosjen e armëpushimit në Ukrainën lindore.

Një listë e tretë sanksionon aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit, duke synuar investimet financiare dhe turizmin në këto zonë, si dhe duke ndaluar kompanitë e BE-së të eksportojnë shërbime të sektorit të telekomunikacionit, transportit dhe energjisë në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)