13 Prill 2021

BE, sanksione kundër zyrtarëve rusë pas burgosjes së opozitar Navalny

Bruksel, 24 shkurt - Bashkimi Evropian ka vëndosur sanksione ndaj katër zyrtarëve rusë pas burgosjes së udhëheqësit opozitar Alexey Navalny.

Siç njofton Zëri i Amerikës Henry Ridgwell mbështetësit e opozitarit Navalny duan që BE-ja të shkojë edhe më tej, dhe t’u verë sanksione aleatëve të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin.

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u arrestua dhe u burgos muajin e kaluar pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit me agjent nervor në Rusi. Moska e mohon përfshirjen. Navalny përballet me tre vite burg, pasi u dënua se shkeli rregullat e një dënimi të mëparshëm me kusht.

Ndalimi i tij shkaktoi javë të tëra protestash në mbarë Rusinë. Bashkimi Evropian njoftoi të hënën të ashtuquajturat sanksione ‘Magnitsky’ kundër katër zyrtarëve rusë: Alexander Bastrykin kreu i Komitetit Hetimor të Kremlinit; prokurori i përgjithshëm Igor Krasnov; kreu i Gardës Kombëtare të Rusisë Viktor Zolotov.

“Për herë të parë, ne do të përdorim sanksionet e Bashkimit Evropian për të drejtat globale të njeriut”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.

Të katër rusët përballen me ndalime udhëtimi në BE dhe ngrirje të mundshme të pasurive. Aleatët e opozitarit Navalny e mirëpritën vendimin, por duan që Evropa të shkojë edhe më tej. Ata kanë përpiluar një listë me dhjetëra individë për të cilët thonë se duhen vërë në shënjestër. Leonid Volkov drejton ekipin e zotit Alexei Navalny.

“Edhe nëse është shumë pak, edhe nëse bota do të zhgënjehet pak, për ne është hera e parë që zbatohen sanksione përsonale në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut. Kjo hap rrugën për negociata të mëtejshme me Evropën për këtë çështje dhe u dërgon një mesazh shumë të qartë njerëzve që janë pjesë e atij regjimi”, thotë zoti Volkov.

Financieri Bill Browder udhëhoqi fushatën që Evropa të miratonte të ashtuquajturat ‘ligjet Magnitsky’ që vënë në objektiv abuzuesit e të drejtave të njeriut. Ligji mori emrin e avokatit Sergei Magnitsky i cili vdiq në një burg rus në vitin 2009. Ai kishte shërbyer si avokat për financierin Browder.

“Për Alexey Navalny-n, për mua dhe këdo është e qartë se njerëzit që duhet të sanksionohen janë arkëtarët e Putinit, miqtë miliarderë të Putinit që po pasurohen nga ai dhe po i japin atij para. Nëse vihen sanksione ndaj këtyre njerëzve, atëherë Putini do të kthjellohet dhe do të tregohet i vëmendshëm”, thotë zoti Browder.

Brenda Evropës ka thirrje për masa më të ashpra kundër Kremlinit. Polonia dhe Ukrania lëshuan një thirrje të përbashkët për anulimin e projektit të tubacionit të gazit Nord Stream 2. Gazsjellësi, që pritet të përfundojë këtë vit, do të transportojë gazin natyror nga Rusia drejt Gjermanisë duke anashkaluar Ukrainën. Kritikët druhen se kjo do t’i japë epërsi ekonomike Presidentit Putin.

“Është çmenduri politike që Evropa të bëhet më e varur nga gazi rus pasi Putini e ka përdorur gazin si armë gjeopolitike”, thotë zoti Browder.​

Gjermania këmbëngul se gazsjellësi Nord Stream 2 është biznes dhe jo projekt politik. Presidenti amerikan Joe Biden ende nuk është shprehur nëse do të imponojë sanksione shtesë ndaj kompanive të përfshira në Nord Stream 2, fillimisht të vendosura gjatë administratës së Presidentit Trump.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)