20 Prill 2024

BE-ja synon kthimin e të gjithë emigrantëve kosovarë

Bruksel, 10 shkurt - Autoritetet e Kosovës duhet patjetër të miratojnë ligjin, i cili Kosovën do ta detyronte për pranimin e të gjithë emigrantëve nga territori i saj, të cilët ilegalisht kanë hyrë në BE, ose qytetarët e vendeve të treta të cilët nëpërmjet Kosovës kanë hyrë në BE, ka thënë Aleksandar Shtiglmajer nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Institucionet e Kosovës presin miratimin e këtij ligji deri më muajin maj, ndërsa hartën e rrugës gjatë verës.

Sipas tij, BE synon që në të njëjtën \"paketë\" për marrjen e regjimit pa viza të jenë Bosnja dhe Shqipëria.

Aktualisht të dyja vendet janë në rrugë të mirë, por nëse paraqiten dallime, Komisioni Evropian mund të ndajë proceset për të dyja këto vende ose t\'i kushtëzojë, tha Shtiglmajer për \"Deutche Wele\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)