17 Qershor 2019

BE-ja përkrah kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës

Bruksel, 11 janar - Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë – Serbi në vazhdimësi ka kërkuar që të dyja vendet të mos kushtëzojnë këtë proces. Megjithatë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, Bashkimi Evropian po e mbështet Serbinë në kushtëzimin e dialogut me heqjen e kësaj takse.

Qeveria e Kosovës thotë se dialogu nuk lidhet me taksën ndaj mallrave serbe, shkruan sot gazeta "Zëri".

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për këtë gazetë se Kosova e Serbia duhet ta angazhohen që dialogu të vazhdojë, pasi normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve lidhet me perspektivën dhe me aspiratat e tyre për anëtarësim në BE.

“Për tarifat qëndrimi ynë është i qartë: vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina në 100% është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të frymës së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian e Kosovës”, ka deklaruar Kocijançiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)