29 Mars 2024

BE-ja do të ngrejë padi kundër Greqisë

Bruksel, 25 shkurt - Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do ta padisë Greqinë në Gjykatën Evropiane në Luksemburg, për shkak se nuk i është përmbajtur rregullave fiskale.

Sipas të dhënave të Komisionit, Greqia ka mundësuar lehtësime tatimore dhe ka ndihmuar sipërmarrjet e mëdha industriale gjatë viteve 2003 dhe 2004.

Në vitin 2007 Komisioni ka shpallur ilegale rregullat sipas së cilave është vepruar në Greqi dhe ka urdhëruar Athinën që prej këtyre sipërmarrjeve të kërkojë që t'i kthejnë paratë.

Deri më sot kjo nuk ka ndodhur, deklaroi një zëdhënës i Komisionit. Greqia aktualisht ka borxhe në vlerë prej rreth 300 miliardë euro. Buxheti i saj është nën kontrollin e BE-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)