08 Shkurt 2023

BE do t'i kërkoj llogari Rusisë për sulmet barbare

Bruksel, 9 maj - Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar sulmin e ndërmarrë nga Rusia në një shkollë në rajonin Luhansk të Ukrainës dhe njoftoi se qeverisë ruse do t‘i kërkohet llogari për sulmet e saj barbare.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dha deklarata në median sociale pas takimit nëpërmjet telekonferencës së liderëve të vendeve G7.

"Në takim koordinuam kundërpërgjigjet që do të jepen kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Do të kërkohet llogari për barbarinë që kryen regjimi rus, përfshirë edhe sulmin e ndërmarrë në një shkollë në Luhansk", tha Michel.

Ai tha se do të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën dhe se është i nevojshëm plani Marshall i sjellë në rend dite për rindërtimin e Ukrainës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell në një postim nga media sociale tha se është tmerruar nga sulmi ndaj shkollës në Luhansk.

Duke rikujtuar se ka lajme që shumë fëmijë kanë humbur jetën, Borrell tha: "BE-ja dënon shpërfilljen e Rusisë për jetët e civilëve dhe mbështet përpjekjet për të nxjerrë autorët e këtij sulmi para drejtësisë".

Guvernatori i rajonit Luhansk të Ukrainës, Sergey Gayday tha se një shkollë në fshatin Bilogorivka u shemb nga një sulm ajror i forcave ruse më 7 maj dhe se mund të kenë humbur jetën 60 persona që ndodheshin në strehimoren e shkollës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)