03 Shkurt 2023

Basesku: Nuk e njohim Kosovën

Shkup, 27 maj - Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, deklaroi në Shkup se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj statusit të Kosovës. “Pozicioni ynë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar. Nuk do ta njohim Kosovën”, deklaroi Basesku.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tha se “Kosova është realitet të cilin e njohëm dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike. Ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira si me të gjithë fqinjët e tjerë”, deklaroi Ivanov.

Duke folur për konfliktin mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, presidenti rumun tha se Bukureshti nuk mbështet, as Shkupin e as Athinën, por mbështet arritjen e një kompromisi të arsyeshëm.

“Historia të mos pengojë procesin e integrimit.Vetëm Evropa e bashkuar mund të garantojë Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurtë”, ka deklaruar Basesku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)