28 Mars 2024

Ban ki Mun: Kujdes në zbatimin e strategjisë për veriun

New York, 7 prill - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun shprehet i shqetësuar për politikën e re të Prishtinës ndaj veriut të Kosovës, dhe i ka bërë thirrje qeverisë kosovare të bëjë kujdes ndaj zbatimit të strategjisë së re për atë pjesë të territorit me shumicë serbe.

"Jam i shqetësuar nga mundësia e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, nëse autoritetet e Prishtinës nuk e zbatojnë strategjinë e tyre në mënyrë transparente dhe në dialog me komunitetet lokale dhe me palët e tjera relevante", thuhet në raportin e Ban ki Munit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ban ki Mun në raportin e tij ka kërkuar nga të gjitha palët të ndërmarrin "masa praktike" për afrimin e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

"Stabiliteti afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës dhe i regjionit varen nga suksesi i procesit të pajtimit mes komuniteteve", theksohet në raportin e kreut të OKB-së, i cili vë në dukje se misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK hartimin dhe zbatimin) nuk është konsultuar në e politikës së re për veriun e Kosovës.

Por, Ban ki Mun thekson se UNMIK-u vazhdon të kryejë rolin e ndërmjetësuesit midis palëve për të gjetur zgjidhje për problemet praktike, por pa zgjidhur çështjen e statusit.

Gjendja e sigurisë “vazhdon të jetë e qetë, por e brishtë”, vlerësohet në raport.

Ban thekson se UNMIK-u vazhdon të kryejë rolin e ndërmjetësuesit midis palëve për të gjetur zgjidhje për problemet praktike, por pa zgjidhur çështjen e statusit.

Thuhet, se megjithatë, “bisedimet për përgatitjet praktike për arritjen e funksionimit të plotë të gjyqësorit dhe doganës në veri të Kosovës nuk kanë përparuar, por konsultimet midis Prishtinës dhe Beogradit po vazhdojnë”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)