29 Mars 2024

Azerbajxhani shpall "gjendje lufte"

Baku, 28 shtator - Parlamenti Kombëtar i Azerbajxhanit vendosi të shpallë "gjendje lufte" në disa rajone dhe qytete të vendit.

Parlamenti i Azerbajxhanit miratoi vendimin e presidentit, Ilham Aliyev për të shpallur "gjendje lufte" në disa rajone të vendit për shak të përleshjeve që ndodhën në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

Sipas vendimit të miratuar në takimin e jashtëzakonshëm, për sa kohë që "gjendja e luftës" vazhdon, të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe të drejtat e pronësore të shtetasve të Azerbajxhanit dhe të huajve në vend do të kufizohen pjesërisht dhe përkohësisht.

Me "gjendjen e luftës" parashikohet që në disa rajone të shpallet ndalesa e daljes në rrugë në orë të caktuara.

Ndërkoh Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që t'u japin fund menjëherë përleshjeve në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit thuhet se operacioni ushtarak në shkallë të gjerë i cili gjithashtu ka shkaktuar viktima civile në vijën e kontaktit në Malësinë e Karabakut është jashtëzakonisht shqetësues.

"SHBA dënon në mënyrë të fuqishme përshkallëzimin e dhunës", thuhet në deklaratën në të cilën shprehen ngushëllime për familjet e atyre që kanë humbur jetën në përleshje.

Më tej në deklaratë theksohet se zv.sekretari i Shtetit, Stephen Biegun ka zhvilluar biseda me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov dhe me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan ku të dyja palëve u bëri thirrje për t'i dhënë menjëherë fund përleshjeve.

Në deklaratë u bëhet thirrje vendeve që të përdorin kanalet aktuale të komunikimit ndërmjet tyre për të mos rritur më tej tensionet si dhe të distancohen nga veprimet dhe retorikat e "panevojshme" që rrisin tensionet në terren.

"SHBA beson se ndërhyrja e palëve nga jashtë në dhunën në rritje nuk do të ndihmojë situatën dhe vetëm do të rritë tensionet rajonale. Ne u bëjmë thirrje palëve që të kthehen në bisedime themelore duke punuar me bashkëkryetarët e Grupit të Minskut sa më parë", thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratë vihet në dukje se SHBA-ja si bashkëkryetare e Grupit t

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)