19 Prill 2024

Avril Haines emërohet në krye inteligjencës kombëtare te SHBA-ve

Washington, 21 janar - Senati amerikan ka miratuar emërimin e drejtores amerikane të inteligjencës Avril Haines me një shumicë shumë të madhe votash, duke e bërë atë gruan e parë që do të jetë drejtore e inteligjencës kombëtare. Ajo u votua me 84 vota pro dhe 10 kundër.

Ish-numri 2 i agjencisë qendrore të inteligjencës (CIA), 51-vjeçarja do të mbikëqyrë dhe koordinojë aktivitetet e CIA-s, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe 15 agjencive të tjera të inteligjencës amerikane.

Ajo pason John Ratcliffe, një republikan i Teksasit dhe besnik i Trump, i cili u konsiderua gjerësisht se kishte shumë pak përvojë për këtë pozitë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)