24 Prill 2024

Avancohet bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri.

Prishtinë, 31 maj - Ministrja e Ministrisë  së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri me bashkëpunëtor priti në një vizitë punë drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë të Legalizimeve, Urbanizimit, Integrimit të Zonave, ndërtimeve Informale (ALUIZNI)  të Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Shaban Memia me bashkëpunëtor.

Ministrja Tahiri vlerësoi se intensifikimi i bashkëpunimit mes dy vendeve është i një rëndësie parësore. Në këtë kuadër duhet të forcohet bashkëpunimi edhe sferën kadastrave.

Gjatë takimit u biseduan shumë çështje që janë me interes të përbashkët për të dy institucionet e ne veçanti çështjet e regjistrimit të pronave, vlerësimi i zonave informale  dhe përpjekjet që po bëhen në Republikën e Shqipërisë për legalizimin e tyre dhe për futjen e këtyre pronave në sistemin legal që do te ishte një kapital i madhe në zhvillimin ekonomik të vendit. 

Gjatë këtij takimi u këmbyen përvojat e këtyre institucioneve, dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ndërsjellë, si dhe vendos që bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ky bashkëpunim do të intensifikohet për mesë një  Memorandumi të Bashkëpunimit në mese të Agjencisë të Legalizimeve, Urbanizimit, Integrimit të Zonave, ndërtimeve Informale (ALUIZNI)  dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)