16 Janar 2019

ASK pjesë e takimit të agjencive dhe Grupit të Ekspertëve për treguesit SDG

Stokholm, 9 nëntor - Me ftesë të Statistikave të Suedisë dhe Agjencisë suedeze për koordinim dhe zhvillim ndërkombëtar (Sida), përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv, Isa Krasniqi, po qëndrojnë në Stokholm për të marrë pjesë në Takimin e 8-të të agjencive të ndryshme dhe Grupit të Ekspertëve për treguesit SDG (Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm).

Në këtë takim u prezantua dhe u diskutua nga Grupi i Ekspertëve për 17 qëllimet e Kornizën globale të treguesve SDG, veç e veç, zhvillimin e treguesve statistikorë dhe objektivat e Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.
 
Treguesit SDG janë klasifikuar në tri nivele (Tier I, II, III) përmes të cilave jepet një pasqyrë e qartë për zhvillimin e metodologjive dhe treguesve statistikorë.

Në këtë takim po marrin pjesë shtetet anëtare tw OKB-sw, institutet kombëtare të statistikave dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si: UNSTAD, UNFPA, UNDP, UNESCO, UNECE, ILO, FAO, Eurostati, OECD, WHO, EEA, Banka Botwrore, FMN, Komisioni Evropian, etj.


Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)