25 Prill 2024

Arrestohen qindra protestues në Rusi

Moskë, 13 mars - Mbi 700 persona janë arrestuar nga policia në demonstratat që u zhvilluan sot në disa qytete në gjithë Rusinë për të protestuar kundër sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës, nga Presidenti Vladimir Putin.

Grupi i të drejtave të njeriut OVD-info, i cili monitoron arrestimet gjatë protestave, tha se deri në orën 18:30 sipas orës lokale, policia kishte ndaluar 745 persona gjatë demonstratave në 37 qytete ruse. Të paktën 353 prej tyre u arrestuan në Moskë, njoftoi OVD-info.

Një gazetar i agjensisë së lajmeve AFP që ishte i pranishëm gjatë një proteste në kryeqytetin Moskë pa të paktën dymbëdhjetë arrestime dhe tha se policia po largonte çdo person që nuk kishte kredenciale shtypi.

Një vajzë bërtiste "paqe në botë" ndërsa dy policë po e merrnin me vete, raportoi agjensia AFP.

Në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Pjetërburg, gazetarët e AFP-së panë arrestime të shumta, ndër ta edhe një protestues që po e tërhiqnin zvarrë në rrugë.

Bulevardi qendror Nevsky u mbyll nga policia nëpërmjet dhjetëra furgonëve të policisë që kishin parkuar përgjatë rrugës.

Fundjavën e fundit, policia arrestoi mbi 5 mijë protestues në mbarë Rusinë.

Protestuesit mund të përballen me gjoba dhe dënime me burg.

Që kur Rusia filloi sulmin më 24 shkurt, mbi 14 mijë persona janë arrestuar në Rusi për shkak të pjesëmarrjes në protestat kundër luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)